Gazeta Si – Një dyqan argjendarie është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në qytetin e Pogradecit.
Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona, kanë mundur të hapin qepenin me një kriko makine, por alarmi i sigurisë është aktivizuar dhe ata janë larguar pa marrë asgjë, edhe pse kanë shkaktuar dëme materiale.
Pronari i argjendarisë, Lytfi Alia ka treguar për mediat se kjo është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët.
Sipas tij, herë të tjera që personat kanë hyrë, kanë arritur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme ikën pa gjë, sepse ra sistemi i alarmit. Kamerat e sigurisë tregojnë tre persona që e hapin dyqanin me kriko makine.
”Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes. Edhe dy herët e para nuk janë kapur autorët. Të shikojmë këtë radhë. Dëmi ka qenë i madh, mbi 15 mijë euro (në vjedhjet e tjera). Kemi frikë për biznesin, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot. Nuk është e njëjta dorë, se dyqani im është vjedhur para 15 vitesh atë herë. Ra alarmi, prandaj s’vodhën dot gjë dhe janë larguar. Kur kam ardhur unë, s’më la policia të hyja brenda. Mbaroi policia veprimet, pashë gjendjen dhe s’ishte marrë asnjë gjë. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët, por ata janë me maska. Ishin 3 persona”, tha argjendari.
Policia po punon për të identifikuar personat që tentuan grabitjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje