Ngjarje

Akuzohen për pakujdesi pas vdekjes së 63-vjeçares, procedohen dy mjeket në Spitalin e Elbasanit

Dy mjeke të Urgjencës në Spitalin e Elbasanit janë proceduar penalisht, pas vdekjes së një pacienteje 63-vjeçare.

Policia e Elbasanit ka njoftuar këtë të mërkurë se procedimi ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga e bija e viktimës E. T., e cila ka deklaruar se nëna e saj, 63 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e pakujdesisë së dy mjekeve.

“E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë