Nga Gazeta ‘Si’- Para se mazhoranca socialiste të rrëzonte me 82 vota kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belind Ballukut, Ambasada Britanike në Shqipëri reagoi duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.
“Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhej në njoftimin e saj.
Ndërsa Ambasada e Gjermanisë ta se kusht i domosdoshëm që Shqipëria të shënojë progres në rrugën e integrimit europian është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë, duke theksuar se edhe në raste si ky i Ballukut, ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa.
“Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”,- thuhet në reagim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje