Politike

Berisha para protestuesve: Sot Rama shënoi fundin e tij politik

Nga Gazeta ‘Si’- Pas seancës plenare të Kuvendit ku socialistët me 82 vota votuan kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, kreu i PD Sali Berisha tha se kjo sipas tij, është ‘vetëvrasja politike’ e Edi Ramës.

Sipas tij, Rama po mbyll dyert e procesit të integrimit për qytetarët shqiptarë.

“Sot, ai nuk votoi për Ballukun, votoi për veten e tij, votoi për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer.

Miq, në historinë kombëtare nuk ka pasur njeri me standarde më të ulëta njerëzore se ky njeri.

Por theksoj sërish se është puna juaj, është qëndresa juaj, është protesta juaj, kryengritja juaj që bëri që sot ai të dalë para mbarë shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë kombëtare.
Si qeveritari më i poshtëruar në Europë.

Nuk ka sot një qeveritar në Europë që të bëjë ligje, që të votojë për mbrojtjen e vjedhjeve të tij siç bëri Edi Rama. Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë që të ketë firmosur në dhjetëra dhe qindra herë vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë dhe fondeve të tyre”, tha Berisha.

Ai i ftoi qytetarët në protestën e radhës me 22 mars në Tiranë.

“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë.
Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë