Gazeta Si – Ministria turke e Mbrojtjes, ka njoftuar se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe kundërraketore të NATO-s kanë kapur dhe shkatërruar një raketë balistike të nisur nga Irani pas hyrjes së saj në hapësirën ajrore turke, me pjesë që ranë në qytetin e Gaziantepit pa shkaktuar viktima.
Sipas ministrisë, raketa ishte nisur nga territori iranian drejt hapësirës ajrore të Turqisë dhe u interceptua nga sistemet e mbrojtjes së aleancës NATO, të vendosura në Mesdheun Lindor.
Mësohet se raketa u shkatërrua pasi hyri në hapësirën ajrore turke, dhe fragmentet e saj ranë brenda kufijve të Gaziantepit, në juglindje të Turqisë.
Ministria nuk specifikoi llojin e raketës së përdorur ose kohën e saktë të interceptimit, por konfirmoi se raketa kishte origjinë nga territori iranian dhe kishte kaluar në hapësirën ajrore të Turqisë para se të neutralizohej.
Kjo është hera e dytë që ndodh kjo, pas incidentit të javës së kaluar. Ashtu siç bëri javën e kaluar, qeveria turke përsëriti se “do të merren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit ose hapësirës ajrore të vendit tonë”.
“Një sulm ndaj Qipros, është një sulm edhe ndaj Evropës”, deklaroi Presidenti Francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Nikosia, ku u takua me Presidentin Qipriot, Nikos Christodoulides dhe Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Mbrojtja e Qipros është një çështje thelbësore për vendin tuaj, për fqinjin, partnerin dhe mikun tuaj Greqinë, por edhe për Francën dhe, bashkë me të, për Bashkimin Evropian, – vazhdoi Macron. – Objektivi ynë është të qëndrojmë me rigorozitet në mbrojtje përkrah të gjitha vendeve të sulmuara nga Irani, për të siguruar besueshmërinë tonë dhe për të kontribuar në deeskalimin rajonal”, përfundoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje