Ka ndodhur

Grabitet me armë zjarri pika e këmbimit valutor në Tiranë

Gazeta Si – Një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë është grabitur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje.

Sipas policisë, një person i armatosur me pistoletë hyri në pikën e këmbimit që ndodhej brenda një qendre tregtare dhe mori paratë nën kërcënimin e armës.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap, ndërsa policia po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Forcat e policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Ai është veshur me të zeza, në kokë mban kapuç dhe fytyrën e mban të mbuluar duke e bërë akoma më të vështirë zbulimin e identitetit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se autori ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra. Pasi ka dalë nga qendra tregtare ai ka marrë një motor dhe është zhdukur në rrugicat e zonës së “5 Majit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë