Ngjarje

Lufta në Iran, Ministria e Jashtme: Shqiptarët që duan të kthehen, të telefonojnë Ambasadën në Ankara

Nga Gazeta Si- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë një thirrje për shqiptarët që ndodhen në Iran, duke i këshilluar që të telefonojnë Ambasadën e Shqipërisë në Ankara nëse duan të largohen nga vendi.

Të gjithë shqiptarët që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), “të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara”.

Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

Si dhe përmes Email: [email protected].


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë