Gazeta Si – Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim drejtorin e Mjedisit në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas sherrit që ndodhi një ditë më parë brenda ambienteve të këtij institucioni.
Sipas njoftimit, Klesti Çela, është ndihmuar nga tre persona të tjerë të paidentifikuar, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj Fatmir Metës, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT.
Incidenti u regjistrua të martën e datës 2 mars, në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: shpallën në kërkim shtetasin K. Ç., pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin F. M., drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bëjnë me dije uniformat blu këtë të mërkurë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje