Ngjarje

10 ditë i bllokuar/ Aksi alternativ Librazhd-Prrenjas hapet të martën në orën 12:00

Pas 10 ditësh bllokim, nga nesër aksi alternativ Librazhd-Prrenjas do të jetë i kalueshëm duke nisur nga ora 12:00.

Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, ku kalimi për automjetet ishte bllokuar, rruga e re alternative që do të bëjë të mundur kalimin nga një krah në tjetrin do të hapen për të gjitha mjetet.

Ami Kozeli, drejtori i ARRSH tha për mediat se prej 4 ditësh kjo rrugë alternative ka qenë duke u testuar dhe nuk ka shfaqur asnjë problem.

“Ky aks është absolutisht i sigurt dhe ne prandaj po e marrim këtë vendimmarrje”, tha ai.

Kozeli tha se punimet që do të nevojiten për rrugën alternative mbi lumin Shkumbin dhe në krah të hekurudhës, do të duan të paktën 60 ditë sipas vlerësimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë