Gazeta Si – “Nuk mendoj se do të më dërgojnë ndonjëherë në Eurovision”. Ky është parashikimi që bën Ermal Meta, kënga e të cilit “Stella Stellina”, të cilën e performoi në Sanremo 2026, tregon historinë e një vajze palestineze të vrarë në bombardimet e Gazës.
Megjithatë, kantautori me rigjinë shqiptare, shpjegon edhe një herë në detaje kuptimin dhe mesazhin e këngës së tij.
Gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga RAI, Meta thekson se blasfemia e vërtetë është zhdukja e Gazës dhe e Palestinës.
“Mendoj se heshtja është tema e madhe e botës në të cilën jetojmë sot. Kënga mbart me vete një paradoks, atë të botës në të cilën jetojmë sot. Jetojmë në një lëvizje të vazhdueshme, festa, makina, pastaj fëmijë që vdesin, pastaj këngëtarë, sporte dhe më shumë fëmijë që vdesin. Shkrova një këngë si kjo, një pasqyrë të botës në të cilën jetojmë”.
Këngëtari, i cili është vlersuar me nota të larta (6.5) nga mediat italiane për “intensitetin” e muzikës që përcolli, shpjegon.
“Është paradoksale që në botën e sotme ata bëjnë më shumë zhurmë se fëmijët; si prind, kjo më shqetëson edhe më shumë. Ndoshta pesimizmi është një mënyrë, si çdo tjetër, për të mbrojtur veten nga e ardhmja. Sot, nuk mund të themi ‘Gaza, Palestina’, sikur të ishte blasfemi; blasfemia e vërtetë është se ato janë fshirë”, – përfundon Meta.
Pak ditë para debutimit në Sanremo 2026, Meta u shpreh në një intervistë se nuk do të kishte frikë nga reagimet politike për këngën e tij.
Dua të qëndroj larg atyre që besojnë se nuk mund të flasim për një popull që është masakruar vazhdimisht për 70 vjet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje