Gazeta Si – Bledar Polovina, një nga të dyshuarit si pjesëmarrës në atentatin ndaj ish-prokuorit Arjan Ndoj në vitin 2019, është lokalizuar në SHBA.
Si Polovina, ashtu edhe Dritan Shkëmbi, po gjykohen të ndarë nga pjesa tjetër e të akuzuarve për këtë çështje.
Bledar Polivina vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa thirrja ndaj tij është bërë me shpallje publike po ashtu edhe në adresën e tij të banimit si dhe është marrë informacion nga Interpol Tirana.
Thirrja e tij nga gjykata është bërë me shpallje publike, po ashtu edhe në adresën e tij të banimit, ndërsa është marrë informacion nga Interpol Tirana.
Autoritetet shqiptare i kanë dërguar SHBA-ve kërkesën për ekstradimin e tij, por sipas shkresës që Interpol i ka sjellë gjykatës, nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me këtë proces.
SPAK kërkon që procesi të vijojë në mungesë të Bledar Polovinës, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar nëpërmjet një e-maili të dërguar avokatit të tij, Sajmir Visha.
Por kërkesa nuk ka ardhur në formën e kërkuar nga ligji dhe për këtë arsye, nuk mund të pranohet.
Ndërsa avokati i Amar Shkëmbit, kërkon kohë që të njihet me aktet e dosjes pasi është zgjedhur vetëm një ditë më parë. Seanca e radhës u shty në 11 mars, ora 11:00.
Për këtë çështje pritet gjykohen edhe Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, me këtë të fundit të identifikuar si një nga autorët e dyshuar, të ekstraduar muajin e kaluar nga Dubai në Shqipëri.
SPAK arriti të zbardhë këtë ngjarje pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC” dhe pas finalizimit të hetimeve çoi në gjyq si të pandehur 9 persona.
Ata akuzohen si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite ka planifikuar të paktën 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili mbante asokohe postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit.
Për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 te mbikalimi i Shkozetit, Redjan Rraja u dënua në prill 2024 me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit me burgim të përjetshëm si një nga atentatorët.
Fajtor u shpall edhe bashkëpunëtori i tij, Aril Halilaj, i dënuar me 35 vjet burg. Ndërsa Plaurent Dervishaj akuzohet si porositësi i atentatit së bashku me Ramazan Rrajan, nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Si Plaurent Dervishaj, ashtu edhe Julian Meçe, i shpëtuan një tentati me armë zjarri në Durrës në 20 qershor 2019 teksa udhëtonin me makinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje