Ngjarje

Aksidenti fatal në Kamëz: 7-vjeçari u përplas nga dy automjete ndërsa ishte duke lypur

Nga Gazeta Si- Është zbardhur dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë ku një 7-vjeçar ndërroi jetë. Ai është përplasur nga dy makina ndërsa është ndezur semafori jeshil për makinat.

Fillimisht ka qenë shoferi i njërës makinë, T. Shukulli, 55 vjeç që i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur drita jeshile. Shoferi i ka dhënë gaz makinës, duke e përplasur fëmijën.

Ndërkohë goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar makinën pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja, shoferja që i ka dhënë goditjen e dytë, ka vijuar rrugën dhe është larguar.

Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai. Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo që ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamera me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit. 7-vjeçari, në momentin e aksidentit ka qenë duke lypur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë