Nga Gazeta Si- Mëngjesin e kësaj të mërkure ka nisur demontimi i urës te “Arrat e Gurrës”, e cila pësoi rrëshqitje dhe u dëmtua, duke bllokuar rrugën Librazhd-Përrenjas.
Pas vendimit të Këshillit teknik mbi zgjidhjen që do ti jepet Korridorit të VIII në segmentin e dëmtuar nga erozioni në Dragostunjë, ARRSH ka nisur të demontojë urën ndërkohë që do ndërtojë një rrugë alternative por nuk ka një afat se sa do zgjasë ndërtimi i saj.
Struktura u bë e rrezikshme për qarkullimin, pasi zhvendosja e rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e bënë të pamundur çdo riparim.
Procesi po kryhet me mjete të rënda dhe masa të rrepta sigurie, ndërkohë që terreni vijon të jetë i paqëndrueshëm. Shembja e urës ka shkaktuar devijime trafiku dhe izolim të përkohshëm të disa komuniteteve.
Autoritetet po planifikojnë ndërtimin e një ure të re, më të qëndrueshme dhe të përshtatur me kushtet gjeologjike, ndërsa banorët kërkojnë transparencë mbi afatet dhe garanci për një zgjidhje afatgjatë.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, përmes një konference për mediat tha se shkaqet kryesore të dëmtimit të urës te “Arrat e Gurrës” kanë qenë reshjet intensive të shiut, si dhe erozioni lumor dhe saturimi i tokës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje