Ka ndodhur

Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje 7-vjeçarin

Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i mitur.

Policia thote se rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë