Nga Gazeta Si- Nga nesër më 19 shkurt, për të gjithë besimtarët myslimanë nis muaji i shenjtë i Ramazanit, periudha e agjërimit, një nga pesë shtyllat e islamit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka ndarë urimin për besimtarët shqiptarë, duke thënë se e lut Zotin e madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për këdo.
Spahiu ka bërë lutje që gjatë këtij muaji besimtarët të gjenden pranë më të dobtëve, të forcojnë solidaritetin dhe bashkëjetesën mes njëri-tjetrit.
“Ramazani është mundësi për përmirësim individual dhe kolektiv, pastrim shpirtëror dhe për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlera të shëndosha. Ramazani na fton të forcojmë solidaritetin, të shtojmë ndihmën ndaj nevojtarëve, të jemi pranë të dobtëve dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë e humane. Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, paqes dhe bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, respekt ndaj tjetrit dhe përkushtim në të mirën e përbashkët”, tha Spahiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje