Nga Gazeta Si- Dogana e Durrësit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mielli pasi kishte skaduar që në prill të vitit të kaluar.
Në njoftimin zyrtar, Dogana shkruan se gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, janë bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës.
Përkatësisht janë bllokuar 2.500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025 dhe 5.150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025.

Dogana e Durrësit ka nisur procedurat për asgjësimin e mallit ndërkohë nuk jepen më shumë detaje se cili subjekt është i përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje