Nga Gazeta Si- Krenar Lilaj, shefi i Shërbimit Anestezi Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ka treguar se çfarë ndodhi një ditë më parë me pacientët pas ndërprerjes së energjisë elektrike për disa minuta.
Në një komunikim për mediat ai tha se defekti ishte tepër i rëndë, por theksoi se pacientët me aparat të ventiluar janë të pajisur me ‘backup’, duke mundësuar funksionimin edhe pas ndërprerjes së energjisë.
Sipas tij, trajtimi i pacientëve u krye në mënyrë të kontrolluar edhe tek reanimacioni i kardiologjisë, ku edhe u transferuan.
“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën aspiratore. Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të potë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparatë. Trajtim i i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjekimin nëpërmjet aparateve që janë me back up”, thotë mjeku, duke shtuar se ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, dhe nga informacionet, bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar.
Në këto kushte, për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, Lilaj thotë se vendosën kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit.
“Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar”.
Shefi i shërbimit thotë për mediat se në spital janë mjetet që transporti i pacientëve të realizohej me respiratorë portativë, pa u cënuar shërbimi.
“E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve. Ato që kanë qenë në reaminacionin kirurgjikal, ata vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës përsa i përket këtyre pacientëve”, thotë mjeku.
Duke folur dhe për vdekjen e të burgosurit Mihal Mërkuri, mjeku thotë se gjendja e tij ishte e rëndë që kur ka mbërritur në spital ditën e dielë pasdite.
“Ka pasur cirroza hepatike dhe ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta në orën 04:13”, thotë mjeku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



