Ngjarje

Vijnë në jetë bebet e para të 2026-ës, janë dy vajza

Gazeta Si – Dy vogëlushe vajza janë bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutat e para të 1 janarit për vitin 2026 në Shqipëri.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka ndarë në profilin e tij në Fb fotografi të dy bebeve të porsalindura.

Njëra ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet.

“Mirë se erdhët. Dy vajza janë bebet e para të lindura në 2026, njëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe tjetra në “Koço Gliozheni”, shkruan Rama në postimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë