Gazeta Si – Pavarësisht festave të fundvitit, fermerët në Greqi duket se nuk kanë në plan të heqin dorë nga protestat e nisura javë më parë të cilat kanë sjellë një paralizim të akseve kryesore të vendit.
Si pasojë e protestës që zhvillohet këtë të premte, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional nga ora 18:00 deri në orën 21:00 të mbrëmjes.
Policia kufitare e Kakavijës ka njoftuar se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve që kanë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




