Ngjarje

Papa Leoni në meshën e Krishtlindjes: Ekonomi e shtrembëruar, trajton njerëzit si mallra

Papa Leoni XIV ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjes në rolin e kreut të Selisë së Shenjtë në mesnatë, duke mirëpritur mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Përgjatë meshës, Leoni ka thënë se Krishtlindja është festë e “besimit, bamirësisë dhe shpresës” dhe e ka kritikuar “ekonominë e shtrembëruar” që “na çon drejt trajtimit të njerëzve si mallra të thjeshta”.

“Në Tokë nuk ka vend për Zotin nëse s’ka vend për njeriun. Refuzimi i njërit e refuzon tjetrin”, ka thënë Papa.

Para se të niste meshën, ai i ka falënderuar rreth 5.000 persona që janë mbledhur afër objektit të bazilikës, pavarësisht motit me shi.

Në ceremoni është festuar lindja e Jezu Krishtit, dhe kjo është ndër ditët më të rëndësishme në kalendarin e Kishës Katolike.

Krishtlindja e këtij viti shënon edhe fundin e Vitit të Shenjtë Jubilar të Kishës Katolike, çka ka rezultuar me dyndje të miliona pelegrinëve në Romë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë