Ngjarje

Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit Erion Boba që ndërroi jetë disa ditë pas sherrit me thika me një bashkëmoshatar, ka thënë për median se djali i tij nuk kishte lidhje me sherrin e ndodhur.

“Dua drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë ai, duke shtuar se djali i tij ishte nisur për punë dhe nuk ka pasur përplasje me askënd.

“Mesa di unë, ishte nisur për punë, s’ka pasur përplasje me asnjë. Sesi ka ndodhur kjo punë, ta zbardhin autoritetet. Unë isha në punë, më ka njoftuar shoku i djalit “hajde se e ke Erionin në gjendje të rëndë”. Në spital e ka dërguar shoku i ngushtë”, thotë ai, duke shtuar se 15-vjeçari ka shkuar në spital thuajse i vdekur.

“Ka pasur dy plagë në zemër, një në mushkëri dhe një në stomak”.

Sherri mes të miturve ka ndodhur në zonën e ish-kënetës. Sipas dëshmive paraprake, të miturit e kanë nisur sherrin në TikTok dhe e kanë lënë të takohen për tu sqaruar.

I mituri ndërroi jetë 9 ditë pas plagosjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë