Ngjarje

Shkrumbohet lokali në Ksamil, dyshohet se ishte në pronësi të Ramadan Zotos

Nga Gazeta ‘SI’ – Një lokal pranë bregdetit të Ksamilit është shkrumbuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas burimeve, dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme pasi biznesi i përket Ramadan Zotos alias Ramadan Canaj 42 vjeç, emër i njohur për drejtësinë,  që momentalisht ndodhet në burg për plagosjen e dy personave në Sarandë.

Policia thotë se biznesi ishte marrë me qira nga një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë