Nga Gazeta ‘SI’ – Demokratët kanë zaptuar bulevardin e Kombit pasditen e kësaj të hëne, për të vazhduar me revoltën e tyre kundër qeverisë.
Njësoj si edhe herën e shkuar, “foltorja” e opozitës duket modeste dhe e qetë. Pjesë është bërë edhe kryedemokrati Sali Berisha.
Në nisje të fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike, Berisha tha se “protestuesit dënojnë me gjithë zemër këtë qeveri që do shkruhet si qeveria më anti-shqiptare e hajdute që ka njohur kombi”.
“Unë ju sjell përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e CDI-së. Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë, se ju demokratë e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen, nuk jemi vetëm, por me mbështetje të fuqishme nga njerëzit e lirë, që e duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën”, u shpreh Berisha.
Më tej, tha se zgjedhja e tij si zv.President i CDI-së është një nderim për sakrificat dhe qëndresën e të djathtëve.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë denoncuan narkodiktaturën e Edi Ramës
“Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



