Ngjarje

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut.

Ndërsa lumi mbahet në këtë pikë kritike, situata nuk është e qetë në fshatin Fitore, ku uji ka filluar të rritet jo nga Vjosa, por nga kanalizimet e tejngopura që tashmë nuk përballojnë më prurjet dhe rrezikojnë të përmbysin shtëpitë.

Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Edhe në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, nën ujë mbeten 200 hektarë tokë bujqësore si pasojë e daljes nga shtrati të Semanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë