Gazeta Si – Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, rritja e nivelit të ujit në zonën e Tales në Lezhë shkaktoi dëmtim të argjinaturës duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara.
Disa rrugë janë përmbytur, ndërsa rrezikohet edhe përmbytja e banesave. Gjatë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme.
Situata ka qenë problematike edhe në Mirditë ku aksi rrugor Rrëshen-Bukmir është shembur në disa pika duke rrezikuar që të bllokohet qarkullimi.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, deklaruan se ky segment rrugor ka pasur prej kohësh problematika të shumta, të cilat janë përkeqësuar pas reshjeve intensive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



