Ngjarje

Arrestohen dy policë në Tiranë, dyshohet se falsifikuan dokumentacionin për të bërë agjent Muçi Shaljanin

Nga Gazeta ‘SI’ – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar dy punonjës policie, të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë falsifikuar Vërtetimin e Besueshmërisë në rekrutimin Muçi Shaljani pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Në njoftimin e AMP-së Nënkomisari Bruno Cara, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor Arshim Zajmi, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Shaljani mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme teksa ra pritë e një atentati me armë zjarri ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Shaljani, i njohur edhe si Muçi Sheqeri, ishte në shoqërinë e Danit prej katër ditësh në Spanjë. Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet kritike, pasi ka marrë një plumb në kokë çka i ka dëmtuar trurin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë