Ngjarje

AKU bllokon kamionin me 25 tonë misër nga Serbia

Gazeta Si – AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 tonë misër që vinte nga Serbia, ku shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1, e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit, teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho. Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë