Ka ndodhur

Bllokohen 1.462 monopatina dhe motomjete elektrike në Tiranë (video)

Gazeta Si – Nga 13 tetori, kur monopatinat u ndaluan përkohësisht të qarkullojnë në Shqipëri, policia njofton se ka bllokuar deri më tani 1.462 mjete elektrike. Nga këto, 1.336 janë monopatina, ndërsa 126 motorë elektrikë.

Deri më tani, ende nuk është përfunduar rregullorja, për daljen në qarkullim të këtyre mjeteve me kufizime të reja.

Pritet që mosha e përdorimit të tyre të jetë mbi 16 vjec, dhe shpejtësia maksimale 25 km/h vetëm brenda për brenda qytetit.

Siç duket edhe nga video e publikuar nga vetë policia, shumica e monopatinave janë lënë në ambient të hapur.

“Në zbatim të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e qarkullimit të mjeteve që nuk plotësojnë kushtet ligjore për qarkullim, dhe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike, konkretisht: 1336 monopatina elektrike; 126 motomjete elektrike”, njofton Policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë