Ngjarje

Pamje të rënda/ Selenicë, vritet me armë zjarri një 35-vjeçar. Dyshohet se lidhet me masakrën e Çoles

Nga Gazeta ‘SI’ –Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.

Bëhet me dije se 35-vjeçari Dalan Gjolekë Aliaj nga Levani i Fierit kishte shkuar në shtëpinë e djalit të xhaxhait në Gjorm të Selenicës, ku është qëlluar me armë zjarri.

Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq është konfirmuar i vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë