Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e Qendrës Shëndetësore Shijak.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak.
Hetimet tregojnë se ky shtetas, në ambientet e godinës së Radiologjisë në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Pas ngjarjes, mjeku është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar menjëherë në Komisariat dhe më pas është arrestuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



