Ngjarje

Lihet në burg picieri që vrau kuzhinierin në Komunën e Parisit, avokati: Ka 13 vite që kurohet për çrregullim bipolariteti

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41-vjeçarin F. Shehu.

Më 28 tetor ai vrau me thikë kolegun e tij Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.

Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra, ka deklaruar 41 vjeçari.

Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor. Mësohet se 41 vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë