Nga Gazeta ‘SI’ – Një mjek imazherist në spitalin e Fierit u arrestua pasi iu merrte rrushfet pacientëve për të kryer ekot. Arrestimi u krye pas një hetimi 4 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.
Ndaj mjekut G. T rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas policisë, mjeku u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Për shpërdorim detyre akuzohet se gjatë orarit të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.
Policia thotë se i është sekuestruar shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



