Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë.
Sipas policisë, raportohet se një 25 vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij. Vrasja ndodhi brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur, rreth orës 13:00 të mesditës së sotme. 25-vjeçari me iniciale M. K., dyshohet me probleme të shëndetit mendor dhe ndodhet në arrati.
Viktima, 69 vjeçari me iniciale P. K., raportohet se ka humbur jetën gjatë transportit për në spital. Pas krimit, ai është larguar nga shtëpia dhe aktualisht autoritetet po punojnë për kapjen e tij.Shkaqet dhe rrethanat e vrasjes momentalisht nuk dihen. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



