Ngjarje

I burgosuri përndjek të miturën nga qelia, 16-vjeçarja pret veten me xham, godet edhe policen

Nga Gazeta Si- Një vajzë e mitur tentoi vetëvrasje në një gjendje të rënduar psikologjike, që mendohet se i është shkaktuar pasi përndiqej me mesazhe nga një i burgosur.

Jetmir Llani, aktualisht në burg, së bashkë me një person tjetër ka përndjekur të miturën, e cila ka dëmtuar veten, por pa pasoja për jetën.

Ndërkohë, gjatë deklarimeve në polici për rastin, ajo ka goditur dhe një punonjëse të policisë. Për ketë, e mitura po hetohet në gjendje të lirë.

Jetmir Llani 46 vjeç, ka qenë më herët i dënuar për vrasje, pasi u hakmor për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar. Së fundi ishte arrestuar për gjobvënie.

Policia njofton se personi i dytë që e përndiqte nuk është identifikuar ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë