Ngjarje

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga Gazeta Si- Ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej datës 8 tetor ndodhet në reanimacion.

Ish-kryeministri prej kohësh ka probleme me mushkëritë. Dy vite më parë Nano u përball me probleme shëndetësore ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Ai u intubua për dy javë.

Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike. Kryeministri e dekoroi me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë