Ka ndodhur

Digjet banesa në Maliq, ndërron jetë nga asfiksia nëna dhe djali 14-vjeçar! 

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur. 

Të tre u dërguan në spital, por 40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

Sipas policisë, në gjendje të rëndë është edhe fëmija tjetër, 6-vjeç. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë