Nga Gazeta Si- Tirana do të bllokohet sërish, këtë herë për shkak të Maratonës së Tiranës që vjen këtë vit me edicionin e saj të nëntë, të dielën, më 19 tetor.
Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, do të ketë ndalim dhe devijim të qarkullimit të automjeteve.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.
Ndërkohë, të shtunën, do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00.
Do të ketë kufizimin e qarkullimit të automjeteve duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në krah me instalacionin “Reja”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00.
Ndërsa të dielën do ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombiť”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, bulevardin “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiëan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.
Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes:
– Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimí “21 Dhjetori. Rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Ëillson” deri te rruga “Vaso Pasha”.
Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, do ketë dalje në bulevardin “Zogu I”.
Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu l” me rrugën “Fortuzi”, do ketë pezullim të qarkullimit.
– Në rrugën “Mine Peza”, do ketë drejtime të detyruara pas pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.
– Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, do ketë drejtime të detyruara pas pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
– Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, do jetë drejtim i detyruar pas pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara pas pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet:
-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.
– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
– Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon në sheshin “Karl Topia”.
Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I”
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga e “Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.
Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Ëillson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi “21 Dhjetori”) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa ТОВ).
– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



