Nga Gazeta Si- Shqipëria do të luajë sot në “Air Albania” miqësoren me Jordaninë, ndeshje që nis në orën 19:00. Për pasojë, do të ketë edhe kufizim të lëvizjes pas orës 17:00 në disa akse rrugore përreth stadiumit.
Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në rrugën “Dervish Hima”, rrugën “Gjergj Filipi”, segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Policia iu bën thirrje shoferëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



