Ngjarje

Konferenca e NATO-s në Tiranë, bllokohen zonat pranë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’

Nga Gazeta Si- Disa akse rrugore do të bllokohen nga paraditja e nesërme deri të premten pasdite, në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga sot deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve.

Duke nisur nga ora 7 e mëngjesit të datës 9 tetor deri në orën 15:00 të datën 10 tetor, do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin), rruga “Gjergj Filipi” dhe aksi që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për këmbësorët do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë