Muzike

Po më përgjojnë! / Zbulohet pesë dekada më vonë, intervista e harruar e John Lennon

Nga Gazeta “SI”- Një intervistë e humbur prej dekadash me John Lennon, e rizbuluar në një bodrum nga DJ-i që e kishte realizuar 50 vjet më parë, tregon frikën e ish-anëtarit të Beatles se qeveria amerikane po i përgjonte telefonin. Intervista do të publikohet  në prag të asaj që do të ishte 85-vjetori i lindjes së kantautorit dhe kompozitorit.

Nicky Horne ishte 24 vjeç dhe një DJ i ri në Capital Radio të Londrës kur u ftua në apartamentin e Lennonit në Nju Jork për një intervistë të gjatë. Ndërsa pjesë të saj u transmetuan në vitin 1975, Horne kohët e fundit gjeti kasetat origjinale në një kuti të mbushur me pluhur në shtëpi, duke i quajtur ato “pluhur ari”.

Lennon, i cili kishte paditur administratën Nixon për përgjime dhe mbikëqyrje të paligjshme gjatë betejës së tij për të shmangur deportimin, foli për dyshimet se po monitorohej për shkak të aktivizmit kundër luftës.

Ai rrëfeu se në fillim kishte menduar ta fshinte albumin e tij të katërt solo Walls and Bridges duke mos e publikuar , por miqtë e bindën të mos e bënte. Lennon gjithashtu shpresonte se kulmi i krijimtarisë së tij ende nuk kishte ardhur dhe tha se me lejen e Zotit, do të vazhdonte të krijonte “për 60 vjet të tjera”.

Nicky Horne

Horne kujton takimin me Lennon në ndërtesën Dakota, jashtë së cilës kompozitori do të qëllohej pesë vjet më vonë nga Mark David Chapman.

Lennon i tha Horne-it:

“E di ndryshimin mes një telefoni normal dhe kur çdo thirrje ka shumë zhurma. Administrata shtetërore më ështe vënë nga pas duke më shqetësuar.  Shiko, hipi në makinë dhe ata më ndjekin pa u fshehur.”

Megjithëse nuk mund të provonte përgjimin, ai shtoi:

“Unë thjesht e di që po bëhen shumë riparime në bodrumin e ndërtesës Dakota.”

Ai theksoi se nuk ishte i vetmi yll rok i përfshirë në vëzhgime qeveritare:

“Mick Jagger duhej të bënte shumë punë prapa skenave vetëm që ata të lejoheshin të hynin. Të gjithë kemi probleme. Unë thjesht doja të qëndroja këtu.”

Për albumin e tij Walls and Bridges, i cili u bë i artë në SHBA dhe u realizua gjatë ndarjes 18-mujore nga Yoko Ono, Lennon rrëfeu:

“Fillimisht nuk mund ta duroja dot. Mendoja t’i hidhja kasetat, por pastaj miqtë më thanë: ‘Hej, gjithçka është në rregull.’ Dhe unë thashë: ‘Në rregull, le ta publikojmë.’”

Duke përshkruar jetën e tij të përditshme, Lennon thotë në intervistë :

“Në thelb është një dhomë gjumi, një studio, një televizor, një dalje në mbrëmje, dhe në shtëpi.”

John Lennon në shtëpinë e tij Dakota në New York

Horne kujton se ishte nervoz para intervistës, por Lennon e qetësoi dhe madje i ofroi biskota me çokollatë. Ai tregon me humor sesi ishte  përpjekur të mblidhte thërrimet e çokollatës  nga qilimi i bardhë i Lennon,  pa u vënë re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë