Gazeta Si – Kanë përfunduar homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra teksa ushtronte detyrën, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë më 6 tetor 2025. Ceremonia e varrimit të tij është sot, në orën 16:00, në “Stom Golem Shkodër”.
Në Pallatin e Kongereseve u zhvilluan homazhet për nder të gjykatësit të vrarë të hënën në sallën e gjyqit në fund të një procesi gjyqësor për çështje prone.
Familjarë, kolegë e politikanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit gjykatësit të Apelit.

Në homazhe morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe funksionarë të tjerë të politikës e drejtësisë.
Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit ditën e hënë, pasi po jepte një vendim për një çështje pronësie. Për ngjarjen u arrestua Elvis Shkambi, 30 vjeç, i cili ishte pjesë në proces. Ai gjithashtu plagosi Rakip dhe Elvis Kurtajn, palë kundërshtare në proces.
Policia arrestoi edhe xhaxhain e Elvisit, Gjon Shkambin, i cili ishte i pranishëm në sallë kur ndodhi vrasja. Gjithashtu u arrestua edhe roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj, i cili akuzohet se ka lejuar Shkambin të futet në gjykatë me armë, pa i kryer kontrollet e duhura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


