Ngjarje

Pano Ruçi fiton betejën për të birin që u shua në tragjedinë e përplasjes së trenave në Greqi, pranohen kërkesat

Prokurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga Pano Ruci, babai i një prej viktimave, Denis Rucit.

Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruci vendosi ta ndalojë atë pasi janë pranuar të gjitha kërkesat e tij.

Ruci kërkoi që të kryhej zhvarrosja e trupit të djalit të tij si dhe të bëheshin analiza të specializuara toksikologjike dhe biokimike. Ai gjithashtu kërkoi që procesi i këtyre testeve të jetë plotësisht transparent.

Ruci, i emocionuar, falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë 23 ditëve të grevës.

“Faleminderit të gjithëve Është një betejë e përbashkët dhe vazhdojmë deri në fund.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë