Nga Gazeta ‘SI’ – Policia ka arrestuar 2 persona dhe proceduar 38 të tjerë, të punësuar në një qendër call center në Tiranë, ku kryenin mashtrime financiare ndaj qytetarëve të BE-së.
Policia e Shtetit, përmes operacionit “SCAMS”, bën të ditur se ky call center ishte kamufluar si një biznes i ligjshëm i licencuar për marketing, suport dhe konsulencë në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
Por realisht, aktivitetin e kishte fokusuar si call center duke mashtruar qytetarët e vendeve të BE-së për të investuar në bursa fiktive.
Administratori i këtij call-centeri, Kejsi Përgjegji 28 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Marjus Hysa, u arrestuan nga policia. Ndërsa 38 punonjës të këtij call-centeri po hetohen në gjendje të lirë.
Janë sekuestruar gjithsej 106.710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



