Ngjarje

Përplasi për vdekje një grua me makinë, arrestohet Shefi i Kufirit në Kakavijë

Nga Gazeta ‘SI’ – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar Shefin e Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë, i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje një grua me makinë.

Në pranga ra efektivi me iniciale A. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndëruar jetë”, informoi AMP.

Blutë informojnë se janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë