Ngjarje

Gjendet një trup i pajetë në Tale të Lezhës. U vra me armë zjarri

Nga Gazeta ‘Si’– Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme pranë hidrovorit në Tale të Lezhës.

Bëhet me dije se viktima ishte 65-vjeç me inicialet A.Gj. Detajet janë ende të paqarta por në trupin e viktimës ka shenja dhune dhe një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat blu ndodhen aktualisht në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë