Teater

Gerti Palali emërohet drejtori i ri i teatrit Migjeni

Nga Gazeta “SI”– Gerti Palali është emëruar si drejtues i ri i Tetrit Migjeni.

Njoftimi bëhet i ditur nga Bashkia Shkodër, në rrjetin social Facebook.

“I diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, Palali ka realizuar një sërë shfaqjesh teatrale dhe filmike, të cilat janë vlerësuar me çmime në festivale kombëtare e ndërkombëtare. Ai ka bashkëpunuar me sukses me Teatrin ‘Migjeni’, duke njohur nga afër skenën dhe trupën e tij, çka i jep një përvojë të çmuar për drejtimin e këtij institucioni. Përveç krijimtarisë, ai ka dhënë kontribut edhe në edukimin artistik të brezit të ri si mësues arti dhe animator social” shkruhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.

Gerti Palali pason në detyrë Arian Çuliqin, i cili e ushtroi detyrën për dy vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë