Lugina e Vjosës është përfshirë në programin ‘Njeriu dhe Programi i Biosferës’. Tashmë pjesë e listës së trashëgimive të mbrojtura nga UNESCO, Vjosa është përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervateve të Biosferës.
Programi Njeriu dhe Biosfera është një program shkencor ndërqeveritar që synon të krijojë një bazë shkencore për përmirësimin e marrëdhënies midis njerëzve dhe mjedisit të tyre. Qëllimi i këtij programi është mbrojtja e ekositemeve natyrore të menaxhuara duke promovuar dhe zhvillimin ekonomik.
“Me vendim të Këshillit Ndërkombëtar Koordinues të Programit mbi Njeriun dhe Biosferën, Lugina e Vjosës Shqipëri është caktuar për t’u përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervateve të Biosferës. Tipet kryesore të ekosistemeve dhe peizazheve të botës janë të përfaqësuara në këtë Rrjet, i cili i është përkushtuar ruajtjes së diversitetit biologjik, nxitjes së kërkimit dhe monitorimit, si dhe synimit për të ofruar modele të zhvillimit të qëndrueshëm në shërbim të njerëzimit”, shkruhet në dokumentin zyrtar të UNESCO-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



