Ngjarje

‘Tentoi të më përdhunonte’/ Zbulohet dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes në Durrës: Po mbrohesha

Nga Gazeta Si- Tejlor Tivari është autori i ngjarjes në Durrës, ku u gjet i vdekur 51-vjeçari Valbon Beqiri.

Ai është arrestuar ditën e sotme, disa orë pas ngjarjes.

Sipas dëshmisë së tij në polici, viktima ka tentuar ta përdhunojë dhe ai është vetëmbrojtur duke e goditur me thikë.

“Me 51-vjeçarin ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, ka thënë autori, duke shtuar se u përlesh me të pasi viktima nuk e lejonte të largohej.

“Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”, ka deklaruar përpara autoriteteve 24-vjeçari.

Ndërkohë, në një njoftim për median, policia thotë se Tivari kishte hyrë në banesën e 51-vjeçarit për të blerë lëndë narkotike.

“Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, thotë policia.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në lagjen nr. 12 të qytetit ishte gjetur pa shenja jete Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë