Gazeta Si – Një 51-vjeçar me iniciale V.B., është gjetur i vdekur brenda një banese në lagjen numër 12 në qytetin e Durrësit.
Paraprakisht dyshohet se viktima është vrarë, pasi në trupin e tij janë konstatuar shenja të goditjes me thikë. Sipas burimeve, ai është gjetur i vdekur nga nipi i tij brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12, i cili lajmëroi më pas policinë.
Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Viktima është person pa precedent penal.
Ndërkohë, grupi hetimor ka bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe ka identifikuar autorin. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të të dyshuarit..
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm. Më shumë detaje do të bëhen me dije pas përfundimit të hetimeve të para.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



