Nga Gazeta Si- Tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, janë paraqitur në spital ditën e djeshme pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin kanabis.
Sipas shefit të Pediatrisë, Robert Rado, vajza 3-vjeçare ka shkuar në gjendje të rëndë dhe është intubuar, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën. E vogla ka dalë nga intubimi por gjendja e saj paraqitet e rëndë.
“Vajza 10 vjeç është në gjendje të mirë, vajza 7 vjeç me parametra normale. Vajza 3 vjeç është në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Këto substanca kane efekt afatgjatë dhe eleminohen deri në 15 ditë. Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak”, tha shefi i Pediatrisë Korçë.
Mjeku thotë se bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, “të cilat tregtohen apo gjenden nuk e di saktësisht nëpër dyqane ku shiten në formë karamelesh ose haribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



